Nëpër xhami sot ligjërohet për pavarësinë e Kosovës

Bashkësia Islame e Kosovës ka vendosur që sot ligjëratat mos të mbahen si zakonisht. Sot, nëpër të gjitha xhamitë e vendit do të ligjërohet për pavarësinë e Kosovës. Në pjesën e zakonshme të ritit të së premtës, besimtarët myslimanë sot do të dëgjojnë hoxhallarët tek flasin për pavarësinë. Ndërkohë, në orën e parë të mësimit, edhe mësimdhënësit e Kosovës do të flasin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës