Nëse keni një maus me DPI 1000Hz+, përditësoni sa më parë Windows 11

Nëse jeni prej përdoruesve me një maus me DPI prej 1000Hz+, kompjuteri juaj duhet të jetë i vëmendshëm për të parë çfarë ndodh çdo 1000 herë në sekondë.

Microsoft lançoi përditësimin e Korrikut 2023 në Windows 11 javën e kaluar së bashku me një opsion ku mund të shikoni sekondat të ecin në taskbar apo butoni PrtScr i cili tashmë hap aplikacionin Snipping Tool.

Megjithatë ky përditësim kishte një përmirësim shumë të rëndësishëm: uljen e ngecjeve gjatë video lojërave. Një zhvillues i Microsoft duke folur për Windows Latest tha se përditësim veçanërisht ishte përqendruar tek reduktimi i ngecjeve që ndodhte me mausët e lojërave me frekuencë të lartë rifreskimi.

Nëse jeni prej përdoruesve me një maus me DPI prej 1000Hz+, kompjuteri juaj duhet të jetë i vëmendshëm për të parë çfarë ndodh çdo 1000 herë në sekondë.

Zgjidhja e aplikuar nga Microsoft është një optimizim brenda Windows që merr në konsideratë pikërisht mausët gaming. Duke qenë se maus të tillë janë në përdorim që prej 2005, disa mund të thonë se lëvizja e Microsoft është e vonuar.

Përpara përditësimit të Korrikut, në rastin e një Surface Laptop Studio me një maus 100Hz kishte ngecje të vazhdueshme në lojërat popullore.