Nëse ndodh kjo, Atletico Madrid mposht Real Madridin

Atletico Madrid ka një bilanc interesant në takimet ndaj Real Madridit.

Real Madrid dhe Atletico Madrid takohen sonte në derbin e madh të qytetit në La Ligë.

“Los Blancos” kërkojnë rikthimin te fitoret pas humbjes së thellë 3:0 nga Sevilla në xhiron e shkuar.

Por, nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj rivalit të qytetit. Madje, “Marca” shkruan se Atletico Madrid mbështetet te sulmuesi Diego Costa për fitore ndaj Real Madridit.

Sa herë që Costa ka shënuar gol në një derbi, Atletico Madrid ka fituar ndaj Real Madridit, përcjell “lajmi.net”.

Costa ka realizuar 4 gola në 3 derbi ku Atletico Madrid gjithnjë ka dalë fitues.

Por, bilanci është i keq kur nuk ka realizuar gol pasi shënon 2 barazime dhe 10 humbje. /Lajmi.net/