Nëse vendimi ndryshon pas VAR, tifozët do të mund ta shohin

Në rast se ndodh ndryshim në vendimin e marrë për ndonjë rast, pasi të kërkohet ndihma e video-asistentit të referit (VAR) në gjysmëfinalen e Kupës së Federatës së Anglisë, tifozët do të mund ta shohin nga ekrani i vendosur në stadium, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin nga Federata Angleze e Futbollit, thuhet se edhe tifozët që ndodhen në stadium do të mund të shohin vendimin e ndryshuar në lidhje me rastin nga ekranet e mëdha të vendosura në stadium.

Në ndeshjet e gjysmëfinales që do të luhen më 6-7 prill në stadiumin “Wembley”, Manchester City do të përballet me Brighton&Hove Albion ndërsa Watford me Wolverhampton Wanderers.

Sistemi VAR nga sezoni e ardhshëm do të përdoret edhe në Premier Ligën Angleze.