Netflix rrit çmimet e abonimeve, shton 9 milionë abonentë të rinj

Në SHBA plani pa reklama do të kushtojë 3 dollarë më tepër në 22.99 dollarë. Kostoja e premium u rrit me 2 paund në Britani në 17.99 paund dhe me 2 euro në Francë në 19.99 euro.

Netflix vendosi të rrisë çmimet e abonimeve për disa plane në SHBA, Britani dhe Francë ditën e Mërkure ndërsa theu pritshmëritë për numrin e abonentëve të rinj, një lajm që dërgoi vlerën e aksioneve 18 përqind më lart.

Pothuajse 9 milionë abonentë ju bashkuan Netflix në mbarë botën në tre mujorin e tretë të vitit duke tejkaluar pritshmëritë e analistëve të cilët kishin parashikuar 6 milionë abonentë të rinj. Netflix tha se pret një rritje të ngjashme edhe për tre muajt e ardhshëm që do të mbyllin 2023.

Në SHBA plani pa reklama do të kushtojë 3 dollarë më tepër në 22.99 dollarë. Kostoja e premium u rrit me 2 paund në Britani në 17.99 paund dhe me 2 euro në Francë në 19.99 euro.

Lajmet u pritën mirë nga investitorët ndërsa vlera e aksioneve të Netlfix u rrit në 390.80 dollarë. Rritja e çmimeve u bë publike gjatë raportit të fitimeve që tregoi një bazë globale përdoruesish prej 247 milionë në fund të Shtatorit.

Rritja më e madhe e numrit të abonentëve erdhi nga Europa, Lindja e Mesme dhe Afrika u Netflix raportoi 4 milionë më shumë abontë. Më shumë se 70 përqind e abonentëve të Netflix tashmë jetojnëç jashtë SHBA-ve.

Kompania postoi 8.54 miliardë dollarë të ardhura ndërsa fitimi ishte 3.73 dollarë për aksion, mbi pritshmëritë e Wall Street prej 3.49 dollarë.

Në tre mujorin e katërt të vitit Netflix parashikonte 8.69 miliardë dollarë të ardhura. Gjatë 2023 projeksionet e Netflix flasin për 13 miliardë dollarë investim në përmbajtje.