Ngjyra e pështymës mund të ndihmojë në përcaktimin e rezultateve të infeksionit në mushkëri

Një studim ka zbuluar se rreth 20 mijë pacientë, që vuajnë nga sëmundja e mushkërive e quajtur Bronkiektazia, ngjyra e gëlbazës ose e pështymës mund të tregojë shkallën e inflamacionit në mushkëritë e tyre dhe të parashikojnë rezultatet paraprake.

Bronkektazia është njëra nga komplikimet më të zakonshme të mushkërive. Është një gjendje mjekësore ku një apo më shumë nga rrugët e vogla të frymëmarrjes, të njohura si bronke, zgjerohen dhe çojnë në një grumbullim të mukusit të tepërt që mund t’i bëjë mushkëritë më të ndjeshme ndaj infeksionit.

Llojet e pështymës

Pështyma kategorizohet në disa nivele:

Mukoide, ku pështyma duket e qartë, e shkumëzuar dhe me ngjyrë gri.

Mukopurulente, ku ngjyra fillon të kthehet në të verdhë kremoze.

Purulente, pështyma errësohet në të verdhë ose jeshile dhe struktura trashet

Purulente e rëndë, e cila është më e rënda dhe ka ngjyrë jeshile të errët që kthehet në kafe, ndonjëherë përfshihet edhe me gjak.

Studiuesit thonë se mbledhja e mostrave të pështymës është e lehtë, nuk është invazive dhe është e lehtë për t’u interpretuar. Është vetëmonitorim dhe mund të bëhet lehtësisht nga vetë pacientët.