Nintendo tregon 10 minuta lojë të titullit të ardhshëm The Legends of Zelda

Producenti Eiji Aonuma theksoi se shkrirja e objekteve në lojë merr një rol më të rëndësishëm. Përdoruesit mund të ndërtojnë armë më të fuqishme e madje mjete fluture dhe lundruese.

Siç kishte premtuar Nintendo prezantoi 10 minuta lojë të The Legends of Zelda: Tears of Kingdom dhe është një paraqitje shumë e pritur për lojtarët të cilët duan të shohin sesi zhvilluesit kanë përmirësuar formulën e Breath of the Wild.

Producenti Eiji Aonuma theksoi se shkrirja e objekteve në lojë merr një rol më të rëndësishëm. Përdoruesit mund të ndërtojnë armë më të fuqishme e madje mjete fluture dhe lundruese.

Armiqtë gjithashtu mund të shkrijnë armët. Videoja demo tregon një mënyrë për të arritur tek ishujt pluskues në Hyrule dhe çfarë ndodh nëse hidheni apo bie prej tyre.

Nintendo ka planifikuar të ofrojë Legends of Zelda me edicione speciale hardueri. Kompania do të lançojë Teams of Kingdom së bashku me një Switch OLED për 360 dollarë më 28 Prill, disa javë përpara debutimit zyrtarë më 12 Maj të vetë lojës.