Nis përballja Ishujt Faroe-Kosova

Ka nisur ndeshja e grupit D3 të Ligës së Kombeve ndërmjet Ishujve Faroe dhe Kosovës.

Ndeshja është e rëndësishme për përfaqësuesen tonë, e cila është lidere në tabelë me 7 pikë dhe kërkon të ruajë këtë pozitë.

Futbollistët kosovarë nisin ndeshjen për të kërkuar fitoren e radhës, e cila do të ishte e dyta me radhë, pas asaj kundër Maltës në stadiumin “Fadil Vokrri” 3:1.

Në këtë ndeshje mungojnë Kryeziu i suspenduar dhe Kololli, autori i dy golave kundër maltezëve, për shkak të lëndimit.

Në ndeshjen e parë në shtator, Kosova pati shënuar fitore kundër Ishujve Farore me rezultat 2:0.