Një anije gjermane shpëton 919 emigrantë në Mesdhe

“Emigrantët u shpëtuan të martën nga anija ‘Rhein’ rreth 50 kilometra larg brigjeve të Libisë , të vendosur në shtatë gomone të mëdha shpëtimi dhe në dy anije të tjera të drejtuara nga organizata bamirëse”, njoftoi ministria.

Anija, pjesë e forcës detare “Operation Sophia” (”Operacioni Sofia”) e Bashkimit Evropian e vendosur në brigjet e Mesdheut për të luftuar trafikun e qenieve njerëzore, është drejtuar drejt portit italian “Corigliano Calabro” dhe pritet që të mbërrijë sot.

Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migrimit (IOM), më shumë se 100 000 azilkërkues kanë kaluar përmes detit Mesdhe që prej fillimit të këtij viti dhe 84 për qind e tyre kanë mbërritur në Itali.