Një armë në CS:GO shitet për 400 mijë dollarë

Edhe pse transaksioni përmbante një thikë Karambim #387 P1 të rrallë, në vëmendje ishte “#1 AK-47 661 ST MW with 4x Titan (Holo).”

Lançimi i papritur i Counter-Strike 2, aktualisht në fazën beta dhe pritet të mbërrijë zyrtarisht në Verë, erdhi me një lajm të rëndësishëm për lojtarët ekzistues të Countet-Strike: Global Offensive.

Të gjitha armët nga CS:GO do të kalonin në lojën e re. Tregu i veshjeve dhe sendeve të CS:GO ka qenë gjithnjë një element interesant që ka dëshmuar suksesin e lojës dhe sende të rralla shiten për shumë para.

Një AK-47 është bërë arma më e shtrenjtë në CS:GO dhe mbase në historinë e vide lojës. Tregtari Danez zipeL i cili ndihmon në menaxhimin e tregut SkinBid të CS:GO ndau lajmin duke thënë se një armë e vetme është shitur për 400 mijë dollarë.

Edhe pse transaksioni përmbante një thikë Karambim #387 P1 të rrallë, në vëmendje ishte “#1 AK-47 661 ST MW with 4x Titan (Holo).”

Edhe pse ka shumë sende në CS:GO të cilat janë të kërkuara, dizajni “Seed 661” parë në AK-47 konsiderohet si ndër më të mirat. Vlerësohet jashtëzakonisht shumë estetikisht dhe janë vetëm 121 sende tët illa në komunitetin CS:GO duke e bërë AK-47 ndër më të rrallat.