Ballina Artikuj “Një botë pa Islam” – Fragment

“Një botë pa Islam” – Fragment

Graham Fuller ishte zëvendësdrejtor i Këshillit të Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së gjatë viteve 1980.
Në librin e tij me titull “Një botë pa Islam”:
A World Without Islam, ai ngre një çështje që meriton vëmendje.
Fuller thotë se perëndimorët besojnë se Islami është shkaku qe muslimanët e urrejnë Perëndimin, refuzojnë demokracinë dhe përgjithësisht i marrëdhënieve të këqija ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit.
Pasi e parashtron këtë çështje, ai i drejton lexuesit perëndimor një pyetje interesante:
«Nëse Islami është shkaku i të gjitha këtyre problemeve, atëherë, sikur Islami të mos ishte shfaqur në Lindjen e Mesme, a do të ishin marrëdhëniet ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit më të mira nga sa janë sot?»
Përgjigjja befasuese që jep Fuller është: Jo!
Islami nuk është shkaku i armiqësisë ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, sepse rrënjët e mosmarrëveshjeve ndërmjet këtyre dy palëve gjenden në gjeopolitikë, pra në gjeografinë politike. Sipas tij, këto rrënjë i paraprijnë shfaqjes së Islamit dhe madje edhe krishterimit.
Sigurisht, kur thotë se rrënjët e konfliktit qëndrojnë tërësisht në gjeografinë politike, kjo nënkupton se bëhet fjalë për shkaqe të një natyre të qëndrueshme, të cilat nuk ndryshojnë, përveçse nëse njëra palë e gëlltit tjetrën: nëse Lindja e gëlltit Perëndimin ose Perëndimi e gëlltit Lindjen. Dhe kjo është e pamundur.
Natyrisht, Graham Fuller nuk e mohon kontributin e Islamit në formën që mori konflikti ndërmjet dy blloqeve të vjetra, atij lindor dhe atij perëndimor, të paktën gjatë kryqëzatave.
Ai nuk e mohon rolin e Islamit në formësimin e këtij konflikti, por jo arsyen kryesore të konfliktit.
Me fjalë të tjera, Islami i dha konfliktit një formë tjetër, të ndryshme nga ajo laike, por vetë konflikti do të vazhdonte edhe sikur Islami të mos ishte shfaqur.
Pra, simbas Fuller, Islami mund të levizë dinamiken e konfliktit, por jo të jetë shkaku i tij.
Për të bërë më të kuptueshme idenë e Fuller-it, mjafton të kujtojmë qëndrimin e Perëndimit ndaj Rusisë.
Rusia nuk është myslimane, nuk është shtet islamik dhe Islami nuk është shfaqur në të.
Po kështu, mjafton të kujtojmë qëndrimin e Shteteve të Bashkuara ndaj vendeve të Amerikës së Jugut, të cilat nuk janë vende islame.
Megjithëse kryeqyteti i Rusisë ndodhet në kontinentin evropian, e ndan të njëjtën fe me Evropën, krishterimin, kultura ruse është më e afërt me kulturën evropiane dhe të dyja i përkasin së njëjtës përkatësi etnike, Perëndimi e trajton Rusinë si një armike të rrezikshme.
Edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës sillen në mënyrë të qartë armiqësore dhe ndërhyrëse ndaj fqinjëve të tyre në jug, pra ndaj vendeve të Amerikës Latine.
Sigurisht qe ketu mund të ketë ndikim fakti se Rusia dhe vendet e Amerikës Latine i përkasin traditave të ndryshme të krishterimit.
Amerika e Jugut nuk është protestante si Amerika e Veriut, ndërsa Rusia është ortodokse dhe nuk është as katolike, as protestante, siç janë pjesë të Evropës.
Atëherë, çfarë do të bënte lindjen përjashtim për Perëndimin, në mënyrë që perëndimorët ta trajtonin ndryshe, nëse ata nuk do të ishin myslimanë?
Çfarë do t’i bënte ata përjashtim?
Kjo, ndërkohë që numri i elementeve të përbashkëta ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit është i madh por jo aq sa ekziston ndërmjet palëve të përmendura më sipër, Rusisë dhe Evropës.
Edhe sikur Lindja të mos ishin myslimanë, mendoj se pamja do të ishte ajo që është sotë.
Pra, sipas Graham Fuller-it, Islami nuk është shkaku i konfliktit dhe i armiqësisë ndërmjet Lindjes së Mesme dhe Perëndimit.

Hoxhë Halil Avdulli