Një gabim dërgoi miliona e-maile të ushtrisë Amerikane tek një aleat i Rusisë

Edhe pse e-mailet kanë përfunduar tek një kontraktor i ngarkuar me menaxhimin e domainit të Malit, kontrolli i domainit .ML së shpejti do të kalojë qeverisë së Mali, e njohur për lidhjet e ngushta me Rusinë.

Raportohet se një gabim ka dërguar miliona e-mail të ushtrisë Amerikane, përfshirë informacione të ndjeshme – në vendin Afrikan të Malit.

Problemi buroi nga vendosje në mënyrë të gabuar të domainit të e-mailit ku janë dërguar e-mailet e ushtrisë nga .MIL në .ML.

Financial Times tha se gabimi ka ekspozuar të dhëna si dokumente diplomatike, taksa, fjalëkalime dhe informacione udhëtimi të disa prej drejtuesve më të lartë.

Edhe pse e-mailet kanë përfunduar tek një kontraktor i ngarkuar me menaxhimin e domainit të Malit, kontrolli i domainit .ML së shpejti do të kalojë qeverisë së Mali, e njohur për lidhjet e ngushta me Rusinë.

Gabimi u zbulua nga Johannes Zuurbier, një kontraktor Holandez për menaxhimin e domainit të Malit. Zuurbier tha se kishte bërë përpjekje të vazhdueshme për të paralajmëruar autoritetet Amerikane, të paktën që prej 2014-ës, por nuk ishte marrë seriozisht.

Përmes një letre drejtuar SHBA, Zuurbier shkruante se rrezikoheshin të ekspozoheshin tek kundërshtarët e tyre. Ai tha se ka grumbulluar rreth 117 mijë e-maile, ku mbi 1 mijë kanë mbërritur vetëm javën e kaluar.

Edhe pse ai tha që asnjë prej atyre e-maileve nuk përmbanin informacione të klasifikuara, ende kishin detaje të personelit ushtarak të SHBA-ve, kontraktorët dhe familjeve.