I quajtur kështu nga ai që SPAK po e luan mendsh
Duket se verdiktet e Speciales në Hagë kundrejt krerëve të UÇK-së si dhe ato të SPAK-ut ndaj emrave të caktuar në qeverisjen e tij, janë kryqëzuar te kryeministri Rama deri në pikën e shfrimit të tij me etiketën “idiot” për një prokuror, jo shqiptar por ndërkombëtar.
Rama e quan “idiot ndërkombëtar” peokurorin special Matt Halling, duke zgjedhur të veçojë këtë fjali të tij nga pretenca.
“Ajo që nuk kuptojnë James Rubin, Westley Clark dhe ndërkombëtarë të tjerë është që Thaçi ishte i aftë të maskonte atë që po ndodhte në realitet dhe kjo ndikoi në botëkuptimin e tyre për të kuptuar sesi funksiononte UÇK.
Rubin e Clark treguan që nuk kishin interes të kuptonin se çfarë ndodhte në realitet dhe besonin se puna e tyre ishte në anën e duhur të historisë dhe nuk u përballën me atë që po dëgjon ky trup gjykues për të cilën do të marrë vendimet përkatëse”. /tesheshi




