Një muaj paraburgim të dyshuarve për grabitje në Suharekë

Gjykata Themelore në Prizren u ka caktuar një muaj paraburgim katër të dyshuarve për grabitjen në Suharekë të mërkurën e kaluar.

Tre prej tyre dyshohen për veprën penale “grabitje”, ndërsa njëri për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.

Të dyshuarit u arrestuan të enjten gjatë një aksioni policor në Prishtinë, Fushë-Kosovë dhe Carralevë. Gjatë këtij operacioni, mbeti i vdekur njëri nga të dyshuarit.

Në total, për grabitjen në Suharekë, deri tash janë arrestuar shtatë persona. Njëri prej tyre është liruar për mungesë provash, ndërsa dy të tjerëve u ishte caktuar më herët masa e paraburgimit.

U plagosën edhe dy policë.