Një person në Prishtinë humb jetën në vendin e punës

Një person ka humbur jetën të dielën në Prishtinë në vendin e tij të punës.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore pasi e kanë zënë disa panele druri.

Lidhur me rastin, viktima është dërguar në QMF në Prishtinë dhe nga mjeku kompetent është konstatuar vdekja e tij.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Vepra është cilësuar “asgjësim, dëmtim ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”.