Një problem në Apple Music përzien listat e luajtjeve të përdoruesve të ndryshëm

Problemi duket të jetë i kufizuar vetëm për aplikacionin Apple Music në iOS dhe mund të shkaktohet nga një problem sinkronizimi i iCloud duke marrë të dhënat e gabuara.

Përdoruesit e Apple Music në iOS kanë evidentuar një problem serioz i cili bën që listat e luajtjes së muzikës së personave të tjerë të shfaqen në libraritë e tyre sipas disa përdoruesve të Reddit.

Mbi të gjitha, disa përdorues janë ankuar se listat e tyre të luajtjes janë zhdukur ose zëvendësuar nga të tjera raportoi 9to5Mac.

Problemi duket të jetë i kufizuar vetëm për aplikacionin Apple Music në iOS dhe mund të shkaktohet nga një problem sinkronizimi i iCloud duke marrë të dhënat e gabuara.

Disa shkruan se duke çaktivizuar sinkronizimin e iCloud dhe ri-aktivizimin e tij ka adresuar problemin. Ky buton gjendet në Settings > Apple ID > iCloud > Show All.

Apple ka pasur probleme të ngjashme me sinkronizimin në të kaluarën. Menjëherë pasi iPhone 13 u lançua, disa përdorues humbën qasjen në libraritë e tyre të muzikës nëse transferoheshin nga një telefon të tjetër.

Dhe vitin e kaluar përdoruesit e iCloud në Windows u ankuan për korruptim të videove dhe imazheve ku foto të tjerëve po shfaqeshin në libraritë e tyre. Apple nuk ka komentuar ende problemin e fundit. /PCWorld Albanian