Një shtet i ri drejt krijimit në Lindjen e Mesme?

Kurdish Peshmerga forces celebrate Newroz Day, a festival marking spring and the new year, in Kirkuk March 20, 2017. REUTERS/Ako Rasheed - RTX31W8R

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu shprehu mbështetje për krijimin e një shteti autonom kurd në Lindjen e Mesme, duke ofruar mbështetje për referendumin, ndërsa aleatët e tij e kundërshtojnë fort idenë.

Izraeli “mbështet përpjekjet legjitime të popullit kurd për të pasur shtetin e tyre”, tha Netanyahu në një deklaratë të martën mbrëma gjatë vizitës së tij në Amerikën Latine.

Deklarimet e tij bien në kundërshtim me qëndrimet e SHBA dhe Turqisë.

Qeveria turke është e shqetësuar se sovraniteti për kurdët irakianë do të inkurajonte kryengritjen kurde brenda kufijve të vet.

Shtetet e Bashkuara thonë se një votim kurd mund të destabilizojë rajonin dhe të nënçmojë luftën ndaj ekstremizmit.