Një tërmet 7.5 ballë godet Meksikën

Një tërmet prej 7.5 ballë sipas shkallës së Rihterit ka goditur Meksikën, transmeton Anadolu Agency (AA).

Qendra për Studime Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ka qenë dy kilometra në juglindje të qytetit Pinotepa Nacional në shtetin Oaxaca, i cili ndodhet në pjesën jugperëndimore të Mekiskës.

Dridhja ka ndodhur në thellësi 43 kilometra, ndërkohë që deri më tani nuk janë dhënë informacione në lidhje me atë nëse tërmeti ka shkaktuar viktima.

Nga ana tjetër, Qendra Pacifike e Paralajmërimeve për Tsunami njoftoi se nuk ka rrezik për shfaqjen e ndonjë tsunami.

Ndryshe, 369 persona humbën jetën kur një tërmet prej 7.1 ballësh goditi Meksikën më 19 shtator të vitit 2017.