Njerëzit kanë humbur mëse 1 miliardë dollarë kriptomonedha në mashtrime

Mesatarisht çdo individ kishte humbur 2,600 dollarë.

Industria e kriptomonedhave vazhdon të tërheqë njerëzit drejt mashtrimeve. Plot 1 miliardë dollarë janë humbur në mashtrime me kriptomonedha që nga fillimi i 2021 sipas një raporti të Komisionit Federal Tregtar në SHBA.

Nga Janari 2021 deri në Mars të këtij viti më shumë se 46 mijë individë kishin kërkuar ndihmë nga agjencia. Mesatarisht çdo individ kishte humbur 2,600 dollarë.

Ironikisht shumica e mashtrimeve bëhen me kriptomonedhat dhe stablecoin më popullorë. Një total prej 70% e mashtrimeve kishin përdorur bitcoin si formë pagese ndjekur nga Tether me 10% dhe Ether me 9%.

Ether është kriptomonedha e preferuar për transaksionet NFT, një treg ky i ri ku hakerët po lulëzojnë.

Mashtrimet me investime në kriptomonedha ishin metoda e preferuar e hakerëve me 575 milionë dollarë humbje. Këto mashtrime vënë në shënjestër investitorë të rinj duke ju premtuar fitime të mëdha në këmbim të një investimi të vogël.

Me rritjen e popullaritetit të kriptomonedhave, është rritur edhe numri i mashtrimeve. Platforma blockchain Chainanalysis raporton se në 2021 mbi 14 miliardë dollarë kanë përfunduar në adresa të dyshimta, ose dy herë më shumë se në 2020. /PCWorld Albanian