Njihuni me telefonin e parë me ekran me palosje të Google

Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, Google ka ofruar një pamje paraprake të një pajisjeje të ardhshme përpara evenimentit debutues.

Pas disa muajsh spekulime, Google ka konfirmuar ditën e sotme ekzistencën e smartfonit me ekran që paloset Pixel Fold.

Telefoni u shfaq përmes një videoja të postuar në Twtter dhe YouTube ndërsa kompania pritet ta prezantojë zyrtarisht Pixel Fold në evenimentin Google I/O javën e ardhshme.

Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, Google ka ofruar një pamje paraprake të një pajisjeje të ardhshme përpara evenimentit debutues.

Zbuluar në disa rrjedhje informacioni, telefoni i parë me ekran me palosje i Google ka një bosht vertikal që hapet në formën e një libri i ngjashëm me telefonët Galaxy Fold të Samsung.

Kur është i mbyllur, përdoruesit mund të shfrytëzojnë ekranin e vogël me prekje në pjesën e jashtme.

Ka pasur raportime se Pixel Fold do të fillojë nga 1700 dollarë dhe do të jetë i disponueshëm nga muaji i ardhshëm. Thuhet se do të vijë me Tensor G2 të Google, i njëjti çip që gjendet në pajisjet Pixel 7.

Ekrani i jashtëm ka një madhësi prej 5.8-inç ndërsa i brendshëm prej 7.6-inç. Për jetëgjatësinë e baterisë, Google premton deri në 24 orë me Pixel Fold ose 72 orë duke përdorur modalitetin Extreme Battery Saver.

Çmimi dhe specifikat nuk janë konfirmuar ende por presim të mësojmë më shumë më 10 Maj në I/O.