“Nuk mundemi pa Ronadon!”

Nacho Fernandez e ka thënë edhe publikisht se Real Madridit po i mungon Cristiano Ronaldo.

Mbrojtësi spanjoll ka thënë se ata nuk po arrin që ta zhbllokojnë rezultatin, duke i atribuuar merita portugezit.

“Ronaldo i përket së kaluarës. Nëse do të varej nga ne, ai do të ishte ende pjesë e skuadrës”, ka thënë Nacho, përcjell “lajmi.net”.

“Ai është një lojtar që mund të shënojë deri në 50 gola, natyrisht se do të doja që ai të ishte këtu me ne”.

“Por, ai vendosi të largohej nga skuadra, megjithatë kemi skuadër të fortë dhe besoj që shumë shpejt do të kthehemi në rrugë të mbarë”, ka shtuar më tej spanjolli.