Nvidia dominon, bien shitjet e kartave grafike diskrete me 43 përqind

Sipas një hulumtimi të Jon Peddie Research, vitin e kaluar u shitën afro 64.2 milionë karta grafike të dedikuara dhe integruara, një rënie me 38 përqind nga viti në vit.

Ndërsa kërkesa për kompjuterë personalë ra, shitjet e procesorëve në tre mujorin e katërt të 2022 u tkurrën, e njëjta ndodhi edhe me kartat grafike desktop.

Sipas një hulumtimi të Jon Peddie Research, vitin e kaluar u shitën afro 64.2 milionë karta grafike të dedikuara dhe integruara, një rënie me 38 përqind nga viti në vit.

Jon Peddie Research raporton se afro 54 milionë procesorë për kompjuterë u shitën nga Intel dhe AMD në tre mujorin e katërt të 2022, një rënie nga 66 milionë në tre mujorin e tretë dhe 84 milionë në tre mujorin e katërt të 2021.

Firma kërkimore përllogarit se afro 7.43 milionë karta grafike të dedikuara për desktopët u shitën gjatë tre muajve të fundit të 2022, një rënie me 43.7 përqind krahasuar me një vit më parë.

Duhet përmendur fakti se Nvidia prezantoi kartat e fundit grafike RTX 4080 dhe 4090 në tre mujorin e fundit ndërsa AMD nxori në shitje modelet RX 7900 XT dhe XTX drejt fundit.

Intel është lideri i shitjeve të kartave grafike me 71 përqind të tregut ndjekur nga Nvidia me 17 përqind dhe AMD me 12 përqind. Këtu përfshihen kartat grafike të integruara që vinë me procesorët duke shpjeguar edhe shifrën e lartë të tregut.

Në shitjet e kartave grafike diskrete(dedikuara), Nvidia kontrollon 82 përqind të tregut ndjekur nga AMD dhe Intel secili me 9 përqind.

/PCWorld Albanian