Nvidia përmirëson lidhësin që shkrihej të kartave grafike RTX 40

Për fatin e mirë të përdoruesve Nvidia ka punuar në heshtje për të zëvendësuar lidhësin në modelet e fundit të kartave grafike RTX 40.

Lidhësit 12VHPWR të energjisë së kartave grafike Nvidia shkaktuan një valë reagimesh në media dhe mesin e komunitetit të përdoruesve të cilët thanë se kabllot ishin shkrirë.

Kjo ndodhi sepse përdoruesit nuk e kishin montuar siç duhet kabllin nga blloku i ushqimit tek karta grafike dhe bërë që kontaktin jo i duhur të shkrinte lidhësit.

Për fatin e mirë të përdoruesve Nvidia ka punuar në heshtje për të zëvendësuar lidhësin në modelet e fundit të kartave grafike RTX 40.

Në një postim të fundit nga Nvidia në Reddit, kompania në heshtje la të kuptohej se ka përmirësuar lidhësin e RTX 4090 Founders Edition. Kompania ka aplikuar lidhësin e ri edhe në modelet e fundit Founders Edition të RTX 4070 dhe RTX 4070 Ti ndërsa partnerët si MSI kanë integruar lidhësin e ri në dizajnet e reja që prezantuara në Computex.

Është një lajm i mirë përdoruesit të cilët kanë parë lidhësit e tyre të shkrihen nga kontakti jo i duhur. Ata që i shpëtuan kësaj sage, kanë parë kartat e tyre grafike të mos performojnë në nivelet e pritshme për shkak se kablli i energjisë nuk është montuar i gjithi në lidhësin e kartës.

Nëse keni blerë një kartë të fundit grafike nga Nvidia dhe mbi lidhësin shkruhet H++ atëherë jeni prej atyre që keni lidhën e ri të Nvidia 12V-2×6.