Nvidia RTX 4070 Ti në shitje nga data 5 Janar për 799 dollarë

RTX 4070 ti përdor pllakën Ada Lovelace AD104-400 me 7680 bërthama CUDA, 48MB L2 cache dhe ndërfaqe 192-bit me 12GB GDDR6X. Memoria operon në 21Gbps ndërsa frekuenca maksimale e kartës grafike është 2610Mhz.

Nvidia zyrtarisht ka prezantuar GeForce RTX 4070 ti që do të jetë karta e parë grafike nën çmimin tavan prej 1 mijë dollarësh.

Kjo kartë grafike është pikërisht ajo çfarë të gjithë kanë pritur, një ribrandim  i RTX 4080 12GB lançuar në Nëntor e më pas tërhequr nga Nvidia pas kritikave të shumta.

Dy muaj më vonë se RTX 4070 Ti është emri i ri i kartës grafike ndërsa çdo gjë është po ajo që kemi mësuar nga Nvidia për RTX 4080.

RTX 4070 ti përdor pllakën Ada Lovelace AD104-400 me 7680 bërthama CUDA, 48MB L2 cache dhe ndërfaqe 192-bit me 12GB GDDR6X. Memoria operon në 21Gbps ndërsa frekuenca maksimale e kartës grafike është 2610Mhz.

Nvidia thotë se kjo kartë konsumon 285W, një rritje me 35W krahasuar me RTX 30800 10GB dhe 5W me RTX 3070 Ti. Karta e re grafike do të ofrojë performancë më të lartë sesa RTX 3080, por duke pasur në konsideratë diferencën në specifika me RTX 4080 16GB, hendeku në performancë do të jetë 30-40%.

RTX 4070 Ti do të shitet për 799 dollarë, ose 100 dollarë më lirë sesa Radeon RX 7900 XT dhe 400 dollarë më pak sesa RTX 4080.

Karta është në shitje prej datës 5 Janar ndërsa nuk do të ketë një Founders Edition. /PCWorld Albanian