Oferta e parë e Leipzig për Rashicën refuzohet nga Werder Bremen

Werder Bremen ka refuzuar ofertën e parë për Milot Rashicën.

Skuadra gjermane, Bremen, është në dijeni se do të humbin shërbimet e yllit kosovar, Milot Rashica, por këtë nuk do ta bëjnë pa mbushur arkat e klubit.

Sipas raportimeve të ‘Bild’, Bremen tashmë kanë refuzuar ofertën e parë të Leipzig për yllin kosovar, transmeton lajmi.net.

Thuhet se Leipzig kanë ofruar 18 milionë euro për kartonin e Milot Rashicës.

Këto raportime nuk bëjnë të ditur se sa kërkon skuadra e Bremen, por më parë është thënë se kërkesat mund të shkojnë deri në 25 milionë euro.

Mbetet të shihet nëse do të ketë ofertë të dytë nga Leipzig për Rashicën.