OKB e tronditur nga “ekzekutimet pa gjyq” të Izraelit në Jenin

Jeremy Laurence

Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka dënuar vrasjen jashtëgjyqësore të dy palestinezëve gjatë një bastisjeje në qytetin Jenin të Bregut Perëndimor, duke e cilësuar veprimin e forcave izraelite si “ekzekutim të menjëhershëm”.

Pamjet e publikuara tregojnë ushtarë izraelitë që qëllojnë për vdekje dy burra ndërsa këta përpiqeshin të dorëzoheshin.

Zëdhënësi Jeremy Laurence tha në Gjenevë se zyra është “e tmerruar” nga ky akt i hapur i policisë kufitare izraelite. Ai kujtoi se Izraeli ka shfaqur më herët një “model të ftohtë shkeljesh” të parimeve themelore të së drejtës ndërkombëtare përmes vrasjeve jashtëgjyqësore. /mesazhi