OKB-ja paralajmëron për krizën humanitare në Afganistan

Ramiz Alakbarov

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë paralajmëruar se furnizimet ushqimore në Afganistan do të përfundojnë deri në fund të këtij muaji dhe ndihma ushqimore mund të shkurtohet.

Ramiz Alakbarov, Koordinatori Humanitar i OKB-së për Afganistanin, tha në një konferencë shtypi përmes një videokonference nga kryeqyteti Kabul se një e treta e popullsisë së vendit i mungon siguria ushqimore dhe se popullata ka nevojë për ndihmë humanitare.

“Në fund të shtatorit, rezervat tona ushqimore do të mbarojnë, ne nuk do të jemi në gjendje të sigurojmë ushqimet bazë”, bëri të ditur Alakbarov.

Ai theksoi se ndihma humanitare duhet të vazhdojë për të parandaluar që vendi të mos zhytet në një katastrofë humanitare.

“Ne na duhen vetëm të paktën 200 milionë dollarë për të plotësuar nevojat e ushqimit”, shtoi ai.

Alakbarov njoftoi se vetëm 39 për qind e 1.3 miliardë dollarëve të fondeve të nevojshme të ndihmës për Afganistanin janë plotësuar.