OKB: Kriza humanitare është duke u rritur në mënyrë eksponenciale

Matthew Saltmarsh

Nevojat humanitare në Ukrainë janë “duke u rritur në mënyrë eksponenciale”, ka thënë Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë (UNHCR).

Matthew Saltmarsh, nga kjo Agjenci, ka thënë se situata do të vazhdojë të përkeqësohet nëse nuk i jepet fund luftës.

Shumë njerëz vazhdojnë të jenë të bllokuar në zonat ku po përshkallëzohet konflikti, pa kushte elemente, përfshirë ushqimin, ujin dhe ilaçet, për shkak të pengimit të dërgesave.

Ai ka thënë se situata është veçanërisht e vështirë në jug, ku qytetet ukrainase janë të rrethuara nga trupat ruse.

“Situata humanitare në qytetet si Mariupol dhe Sumi është jashtëzakonisht e vështirë, pasi banorët po përballen me mungesa kritike të ushqimit, ujit dhe ilaçeve”, ka thënë ai.

Saltmarsh ka thënë se Kombet e Bashkuara janë duke vëzhguar negociatat për korridore të sigurta dhe se janë të gatshme të dërgojë furnizime në Sumi “aq sa lejojnë kushtet”. /rel