Omeri dhe beduini pranë varrit të pejgamberit!

Dr. Zekerija Bajrami

Omeri r.a. duke vizituar varrin e Pejgamberit, alejhi selam, dëgjoi një beduin (katundar) duke thënë: O Zoti im: këtu pranë varrit të të dashurit Tënd të lutem më fal, nëse Ti më fal mua, unë do të jem i shpëtuar, i dashuri Yt i gëzuar, shejtani armiku Yt i dëshpëruar.

Por, nëse Ti nuk më fal mua, unë do të jem i shkatërruar, i dashuri Yt i dëshpëruar, kurse shejtani i gëzuar.

Unë nuk besoj o Zot, se Ti në prani të dashurit Tënd, e shkatërron robin Tënd, e dëshpëron të dashurin Tënd, dhe e gëzon armikun Tënd.

Kur dëgjoi Omeri këtë lutje tha: Zoti im, edhe unë të lutem me lutjen e këtij beduini!

Dr. Zekerija Bajrami