OpenAI bën bujë me një dyqan aplikacionesh AI

Kujtojmë se ChatGPT u lançua në Nëntor të 2022 ndërsa sot ka 100 milionë përdorues aktivë në javë sipas Altman.

OpenAI prezantoi një treg ditën e Hënë ku përdoruesit mund të aksesojnë aplikacionet të personalizuara me inteligjencë artificiale për detyra si mësimi i matematikës apo dizajnimi i afishave, duke sinjalizuar kështu një zgjerim të biznesit konsumator.

CEO i OpenAI Sam Altman ndau zhvillimet më të fundit në konferencën e parë të zhvilluesve të kompanisë e cila tërhoqi 900 zhvillues nga e mbarë bota dhe shënoi përpjekjet më të fundit për të përfituar nga popullariteti i ChatGPT.

Kujtojmë se ChatGPT u lançua në Nëntor të 2022 ndërsa sot ka 100 milionë përdorues aktivë në javë sipas Altman.

OpenAI i quan aplikacionet e përshtatura “GPT.” Kompania thotë se janë versione të hershme të asistentëve AI që kryejnë detyra reale siç është rezervimi i fluturimeve në emër të përdoruesit.

Në fund të muajit do të lançohet një dyqan quajtur GPT Store ku njerëzit mund të ndajnë GPT-të e tyre dhe të fitojnë para bazuar në numrin e përdoruesve. Është një përpjekje e rinovuar e përpjekjeve të dështuara të kompanisë për të ndërtuar një ekosistem me shtojcat e ChatGPT.

Përveç GPT-ve, OpenAI lëshoi gjithashtu disa përditësime të përqendruara te zhvilluesit, duke përfshirë ulje të konsiderueshme të kostos, një njoftim që u prit me brohoritje të forta nga audienca.

Transmetimi live në YouTube i fjalimit të Altman tërhoqi 40 mijë shikues. Për 2 milionë zhvilluesit e saj, OpenAI prezantoi një model të ri GPT-4 Turbo, i cili krahasuar me paraardhësin GPT-4 është më pak i kushtueshëm dhe përpunon më shumë të dhëna.

Gjithashtu u prezantuan API me modalitete shikimi dhe imazhi. U prezantua edhe një program beta për zhvilluesit të cilët mund të përmirësojnë modelet GPT-4.