OpenAI bën të disponueshëm modelin më të fundit GPT-4 të inteligjencës artificiale

Konsideruar si produkti më i fuqishëm, GPT-4 debutoi për herë të parë në muajin Mars po ka qenë në testime të brendshme deri më sot.

Ditën e Enjte OpenAI njoftoi se të gjithë konsumatorët me pagesë të API-së tashmë kanë akses në API e GPT-4. Gjithashtu prezantoi përditësimet në modelet e bisedave.

Konsideruar si produkti më i fuqishëm, GPT-4 debutoi për herë të parë në muajin Mars po ka qenë në testime të brendshme deri më sot.

Duke qenë se tashmë është një API, zhvilluesit mund të përdorin një ndërfaqe të tyre për të integruar modelin e madh gjuhësor (LLM) të OpenAI në produktet e tyre për qëllime të ndryshme si përmbledhje, mbështetje në kodim, analizë dhe kompozim.

Modeli operon në serverët e OpenAI dhe ofron output për aplikacionet në internet. OpenAI thotë se se API e GPT-4 do të jetë i aksesueshëm për zhvilluesit ekzistues nga dita e sotme ndërsa për të rinjtë në fund të muajit Korrik.

Kompania premtoi se do të ndërtojë API edhe për Whisper, DALL-E dhe GPT-3.5 Turbo. OpenAI shpreson që këto modele do të përmirësohen më tutje gjatë vitit.

Zhvilluesit mund të gjejnë më shumë detaje rreth njoftimeve të OpenAI në postimin në blog.