OPERACIONI NATYRAL, PA DHIMBJE!

SINTETIZIMI I ANALGJETIKEVE NATYRAL
Gjatë manifestimit të agjërimit, lutjeve dhe eksperiencave të ndryshme shpirtërore gjatë Ramazanit, është argumentuar se substanca të caktuara endogjene lirohen nga truri dhe korda spinale të quajtura opioide, të cilat përfshijnë enkefalinën dhe endorfinën. Këto substanca janë përgjegjëse për entuziazmin, kënaqësinë dhe qetësinë, duke lënë pasoja dhe shprehi pozitive të cilat e përcjellin personin i cili ndjek rrugën e ngritjes shpirtërore gjatë kohës. Endorfina dhe enkefalina janë analgjetikë natyrorë. Endorfina është përgjegjëse për efekte “të ndjenjës mirë”, e cila manifestohet dhe përjetohet pas stërvitjes së rregullte dhe rigoroze.

BETA-ENDORFINA 20 HERË MË E FUQISHME SE MORFINA
Endorfina dhe enkefalina sintetizohen nga beta-lipotropina. Gjatë këtij procesi metabolik, substanca beta-lipotropina destinohet për të formuar tre produkte kryesore aktive; met-enkefalinën, gama-endorfinën dhe beta-endorfinën. Beta-endorfina është më aktive, më veprim rreth 20 herë më të fuqishëm se morfina.

DËLIRËSIM SHPIRTËROR
Përveç efekteve të tyre analgjetike (kundër dhimbjes) narkotik-analgjezikët shkaktojnë një ndjenjë të thellë të mirëqenies me përmasa të ekstazës spirituale, e cila nuk tejkalohet në kohëzgjatje të dëlirësisë nga asnjë lloj kënaqësie tjetër. Ky proces unikat është kompetent për përspektivë psikologjike të personat që agjërojnë. Mekanizmat tjerë analgjetik-produktet farmaceutike, nuk arrijnë këtë instancë njësore, ato vetëm pakësojnë ndjesinë e dhimbjes, duke bllokuar receptorët përgjegjës për të dërguar impulsin e dhimbjes nëpër sinapsë, pra në pragun e qelizave nervore. Për këtë arsye, nga truri dhe boshti kurrizor stimulohen neurotransmiterët endorfina dhe enkefalina, të cilët reduktojnë perceptimin e dhimbjes edhe në rrethana dhe lëndime kritike.

AGJËRIMI-OPERACION PA DHIMBJE
Gjatë procesit të agjërimit, meditimit dhe aktiviteteve tjera shpirtërore, substancat e tilla endogjene sintetizohen nga truri dhe korda spinale si enkefalina dhe endorfina, natyrshëm dhe pa efekte anësore, pa pasur nevojë për stimulimin e organizmit me substanca sintetike, farmaceutike, të cilat kanë efekt të përkohshëm biologjik dhe të kushtueshëm në aspektin ekonomik. Agjërimi është provuar në mënyrë shkencore se është ilaç i brendshëm dhe kurim natyral!
Agjërim të lehtë dhe të shëndetshëm!
Përgatiti: Rrahman FERIZI