Opsionet e reja të Chrome kursejnë kohë dhe memorie RAM

Google thotë se përditësimet e sigurisë dhe performancës së Chrome do të debutojnë këtë javë.

Modaliteti Memory Saver, prezantuar në 2022 dhe lançuar për të gjithë përdoruesit në fillim të këtij viti, liron memorien RAM nga tabet e shfletuesit Chrome të cilët nuk janë në përdorim.

Kur vendosni shigjetën e mausit mbi njërin prej tyre që është në modalitetin Memory Saver, mjeti tregon detaje rreth përdorimit të tabit aktiv siç është sasia e memories që mund të kurseni duke e bërë jo-aktiv.

Google thotë se tashmë është më e lehtë të specifikoni se për cilat sajte dëshironi që Memory Saver të qëndrojë gjithnjë aktiv. Pas instalimit të përditësimit mund të kontrolloni opsionet e reja në seksionin PerformanceSettings në Chrome.

Së fundi Chrome tha se përdoruesit do të kenë opsionin për të ruajtur grupet e tabeve. Për shembull supozojmë se keni një projekt me 25 tabe të hapura por ju duhet të largohen nga puna apo të punoni në diçka tjetër.

Grupet e ruajtura të tabeve ju japin mundësi përdoruesve ti emërtojnë, ti mbyllin apo ti hapin aty ku e kanë lënë.

Google thotë se përditësimet e sigurisë dhe performancës së Chrome do të debutojnë këtë javë. Megjithatë ruajtja e grupeve të tabeve do të vijë “në javët në vijim.”