Orhan Pamuk: Jam i bindur se pas grushtit të shtetit qëndron Gulen

Grushti i shtetit i para dy vjetëve u organizua nga Fetullah Gulen, thotë së fundmi edhe nobelisti turk Orhan Pamuk.

Në një intervistë për “Nikkei Asian Review”, shkrimtari i njohur thotë se fillimisht ai nuk i besonte një gjë të tillë, por tashmë çdo gjë është e qartë.

“Për dy javë me radhë kam parë videot e përpjekjes së dështuar për grusht shteti. Nuk isha i bindur në fillim se Gulen dhe pasuesit e tij qëndronin pas tij, por tani jam i bindur duke parë sesa shumë janë infiltruar në ushtrinë turke…”, tha ai raporton Hurriyet.

Shkrimtari ka shtuar se ka pikëpyetje të mëdha sesi kjo kategori u infiltrua në instancat e larta. ndërkohë që ka kritikuar arrestimet pas grushtit të shtetit, duke thënë se numri i të arrestuarve është i madh. /MESAZHI/