Osmani takon Maqedoncin dhe Jasharin, diskutojnë për veprimet e Serbisë ndaj Kosovës

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedonci dhe komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Në takim u diskutua lidhur me zhvillimet e sigurisë dhe “veprimet armiqësore të Serbisë ndaj Kosovës”, përcjell teve1.info

Po ashtu u fol dhe për koordinimet me aleatët dhe prezencën ndërkombëtare të sigurisë në Kosovë.

“Presidentja Osmani ka theksuar se Kosova mbetet e përkushtuar për paqe dhe siguri në vend e rajon dhe se institucionet e Kosovës do të veprojnë në partneritet të ngushtë me aleatet tanë”, bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës.