Një paciente në gjykimin e mjekut Hajrullah Binakaj kërkoi t’i kthehen 6 mijë eurot që tha se i dha për operacion.
Në gjykimin ndaj kardiologut të Spitalit “Heart” Hajrullah Binakajt, një paciente kërkoi t’i kthehen 6 mijë eurot që tha se i dha për një ndërhyrje kirurgjike.
Sipas pacientes V. G. që vuan nga një sëmundje e zemrës, ajo i dha këto para, por deklaroi se operacioni për të cilin pagoi nuk u krye kurrë.
“Kur më ka kontrolluar doktori më ka thënë se brenda 3 jave me i pru paratë se ky operacion i juaji nuk pret, dhe unë nëpërmjet të afërmve të mi i kam siguruar të hollat”, tha dëshmitarja dhe ish-pacientja e spitalit.
V.G. tregoi se operacioni nuk u krye asnjëherë dhe as paratë nuk iu kthyen.
“Unë prita me vite dhe operacioni nuk u realizua, kërkova nga doktori të mi kthejë të hollat por i njëjti nuk mi ka kthyer, herën e fundit nuk ma ka hapur telefonin”, rrëfeu dëshmitarja.
Ajo deklaroi në Gjykatën në Gjakovë se nuk i bashkohet ndjekjes penale ndaj mjekut Hajrullah Binakaj, por tha se kërkoi që paratë e dhëna për operacionin dhe shpenzimet e rrugës t’i kthehen.
Prokuroria akuzon Hajrullah Binakajn se me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore dhe shkaktim të dëmit, e shpërdoroi pozitën e tij zyrtare dhe tejkaloi kompetencat, duke marrë nga V. B. 6 mijë euro për mjekimin e vajzës së tij.
Në aktakuzë thuhet se kardiologu nuk i ka ofruar pacientes trajtimin e duhur.
Sipas prokurorisë, në kohën kur Hajrullah Binakaj mori paratë dhe po trajtonte pacienten V. G. prej vitit 2007 deri në vitin 2012, si pronar dhe menaxher i spitalit për sëmundje kardiovaskulare “Heart”, nuk e ka pasur të kryer fakultetin e mjekësisë.
Hajrullah Binakaj akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore,