Paga e Salah – egjiptiani me nënshkrimin e kontratës së re i kalon të gjithë

Mohamed Salah gjatë ditës së sotme nënshkroi kontratë të re me Liverpoolin.

Marrëveshja e nënshkruar e mban egjiptianin në “Anfield Road” deri në vitin 2025, transmeton lajmi.net.

Por, veç kësaj, ajo që ka marrë vëmendjen e futbolldashësve është edhe pagesa e lojtarit.

Tashmë 29-vjeçari do të bëhet më i paguari te “Të Kuqtë”, pasi do të arkëtojë hiç më pak se 350 mijë euro në javë.

Deri më sot Virgil Van Dijk paguhej më së shumti, duke marrë diku rreth 220 mijë euro në javë.