Pagat marramendëse të ekzekutivit të Apple Tim Cook tkurren në 2023

Apple CEO Tim Cook speaks during Apple's annual Worldwide Developers Conference in San Jose, California, U.S. June 3, 2019. REUTERS/Mason Trinca

Gjatë takimit vjetor të aksionerëve të Apple në 2022, vetëm 64 përqind e votave ishin në favor të ruajtjes së pagesave në fuqi për ekzekutivët.

Tim Cook do të paguhet 40 përqind këtë vit sesa vitin e kaluar sipas një raporti të publikuar nga Apple dhe CEO është ai vetë që rekomandon uljen e pagës.

Gjatë takimit vjetor të aksionerëve të Apple në 2022, vetëm 64 përqind e votave ishin në favor të ruajtjes së pagesave në fuqi për ekzekutivët.

Edhe pse ende ishin pjesa më e madhe e votave, vihet re një rritje e zërave kundër nga viti në vit. Në 2021 94.9 përqind e aksionerëve votuan për të mbajtur në fuqi pagesat e një viti më parë.

Cook këtë vit pritet të fitojë 49 milionë dollarë, një tkurrje me 35 milionë dollarë krahasuar me pagesën e 2022. Pagesa e tij bazë mbetet 3 milionë dollarë ndërsa incentiva prej 6 milionë dollarë por shpërblimi ra nga 75 milionë dollarë në 40 milionë dollarë në vit.

Cook ka premtuar të dhurojë të gjithë pasurinë e tij për bamirësi dhe këtë vit me shumë gjasa do të fitojë më tepër sesa 49 milionë dollarë për shkak të pjesës së aksioneve dhe bonuseve.

Sipas Bloomberg në 2022 ai fitoi 99.4 milionë dollarë, 15.4 milionë dollarë më shumë sesa ishin parashikuar në pagën e tij. Ndryshimi i kompensimeve të Cook reflekton një ndryshim të sjelljes së kompanive ndaj ekzekutivëve kur bëhet fjalë për pagesat. /PCWorld Albanian