Pagat mujore të Messit, Mbappes e Neymar, janë marramendëse

Gazeta prestixhioze franceze “L’Equipe” ka zbuluar pagat mujore bruto të lojtarëve në kampionatin francez.

Kylian Mbappe është lojtari më i paguaj në Ligue 1 me pagë 6 milionë euro bruto në muaj.

Pas tij rënditet Neymar me pagë 3,675,000 euro bruto në muaj.

Futbollisti më i mirë në botë, Lionel Messi është i treti më i paguari me pagë 3,375,000 euro bruto në muaj.

Marquinhos është futbollisti i katërt më i paguar ne ligë me 1,200,000 euro bruto në muaj para Verratit, Hakimit, Donnarummas, Ramos, Bernat e Mukiele.