Pahor në Kosovë, Thaçi e pret me ceremoni shtetërore

Presidenti Hashim Thaçi, ka pritur me ceremoni të lartë shtetërore homologun slloven, presidentin Bourt Pahor, raporton Ekonomia Online.

Për nder të presidentit të Sllovenisë ishte rreshtuar edhe garda e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Thaçi e Pahor do të zhvillojnë një takim, për të dalë më pas në një konferencë të përbashkët për medie.

Të martën Kuvendi i Kosovës për nder të presidentit të Sllovenisë mban seancë solemne. Presidenti slloven do të vizitojë edhe trupat sllovene në kuadër të KFOR-it.

Kjo nuk është vizita e parë zyrtare e tij në Kosovë. Ai ka qenë edhe më 2013 kur ishte pritur me nderime shtetërore nga atëherë ish-presidentja, Atifete Jahjaga.

Edhe më 2008, pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Pahor kishte vizituar trupat sllovene, si kryeministër i Sllovenisë.