Parisi transferon Demebelen

Paris Saint-Germaini e ka finalizuar transferimin e sulmuesit anësor Ousmane Dembele nga Barcelona.

Dembele me PSG-në ka firmosur kontratë pesëvjeçare. Ai te klubi kampion i Francës do ta mbajë fanellën me numrin 23.

“Jam shumë i lumtur që i jam bashkuar PSG-së dhe mezi po pres që të luaj. Shpresoj që të vazhdoj të zhvillohem këtu dhe t’i bëj të gjithë tifozët kernarë”, tha Dembele për faqen zyrtare të Parisit.