Partneri i AMD zbulon aksidentalisht detajet e kartës grafike RX 7800 XT

Megjithatë i pari ka arkitekturën e re RDNA 3 e cila ofron performancë të përmirësuar. Duke e krahasuar me RX 7900 XT që është një shkallë më lart, RX 7800 XT ka 25 përqind më pak procesorë.

Ende nuk ka debutuar zyrtarisht, por sipas një informacion të publikuar aksidentalisht nga PowerColor, karta grafike e ardhshme Radeon RX 7800 XT e AMD do të ketë çdo gjë për të qenë ndër më të kërkuara në treg.

Radeon RX 7800 XT raportohet se do vjen me 3840 procesorë, 60 njësi përpunimi RDNA 3 dhe po të njëjtin numër akseleratorësh ray-tracing.

Çipi në brendësi të RX 7800 XT mbetet për tu konfirmuar por spekulimet të mëhershme flasin për Navi 32. Duke supozuar se informacion i publikuar nga partneri i AMD është i saktë, RX 7800 XT do të kishte 16 përqind më pak procesorë sesa RX 6800 XT.

Megjithatë i pari ka arkitekturën e re RDNA 3 e cila ofron performancë të përmirësuar. Duke e krahasuar me RX 7900 XT që është një shkallë më lart, RX 7800 XT ka 25 përqind më pak procesorë.

Modeli Red Devil Radeon RX 7800 XT i PowerColor operon në frekuencën 2,210 Mhz bazë dhe 2,520 Mhz turbo në modalitetet standard dhe silent.

Në modalitetin OC (overclocked) operon në 2,255 Mhz dhe 2,565 Mhz respektivisht. Vjen me 16GB memorie GDDR6 me bandwidth 18Gbps dhe gjerësi 256-bit.

Çuditërisht PowerColor nuk publikoi TDP-në e RX 7800 XT ndërsa karta grafike mbështetet në dy lidhës energjie 8-pin PCIe dhe rekomandim për bllok ushqyesi prej 800W.

Bazuar në ndërfaqen e lidhësve të energjisë, RX 7800 XT mund të ketë një TDP mes 250-300W. Daljet thuajse kanë qëndruar të njëjta me tre porta DisplayPort 2.1 dhe një portë HDMI 2.1. përdoruesit mund të shfrytëzojnë vetëm 2 porta DisplayPort në të njëjtën kohë.