Pasi ti lexoni këto fakte, nuk do të konsumoni më pije të gazuara

Pijet e gazuara si kokakolat janë udhëheqës të tregut ndërkombëtar të pijeve. Aoa dominojnë një pjesë të madhe të tregut të konsumit ndërkombëtar. Markat e Cola-s janë në ekzistencë që nga viti 1889.

Pra, këto produkte kanë shtrirje të madhe të markës. Dhe për shkak të reklamave të plasuara nga këto kompani, njerëzit në mbarë botën besojnë se ato janë pije freksuese që plotësojnë shijen në ushqimet e tyre. Por, këto pije vijnë me një numër të madh të rreziqeve të shëndetit.

Për fat të keq, kompanitë e mëdha financojnë shumë shoqata të mëdha shëndetësore si Akademia e të ushqyerit dhe diabetikëve, Instituti Ndërkombëtar i Shëndetit dhe shumë shoqata të tjera që përfaqësohen nga shumë kompani të pijeve. Prandaj, e vërteta rreth këtyre kompanive të pijeve gjithmonë do të mbetet e fshehur nga syri i publikut. Por, ka shumë arsye të provuar përse duhet të hiqni dorë nga pijet e gazuara. Disa nga këto arsye janë të renditura më poshtë.

  1. Zvogëlim i funksionit të veshkës

Sipas një hulumtimi të kryer nga Shkolla Mjekësore e Harvardit, hulumtuesit kanë zbuluar se përdorimi i pijeve të gazuara (soda) dyfishon rrezikun nga ndalimi i funksionimit të veshkave për dy herë më shumë se mospërdoruesit.

Ky hulumtim u krye tek më shumë se 3000 persona për një periudhë 11 vjecare.

  1. Dehidron trupin

Pijet e gazuara përmbajnë sasi të lartë të kafeinës. Kafeina vepron si diuretik. Ajo dehidron trupin duke shkaktuar urinim të shpeshtë. Dehidrimi i qelizave zvogëlon aftësinë e tyre për të absorbuar lëndë ushqyese. Gjithashtu, dehidrimi redukton aftësinë e eliminimit të mbetjeve nga trupi.

  1. Sjellin diabetin

Nivelet e larta të sheqernave në pije të gazuara (soda) mund të bëjnë më shumë dëm sesa mund ta imagjinoni. Niveli i lartë i sheqerit në gjak i vë shumë presion pankreasit, për të prodhuar sasi të mjaftueshme të insulinës dhe për të neutralizuar sasinë e sheqerit të pranishëm në gjak. Dhe kjo mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të rezistencës ndaj insulinës. Pirja e sodave rregullisht mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të diabetit me 25%.

  1. Ngjyra e rrezikshme

Ngjyra e karameltë e Coca Cola-s vjen pas një procesi të gjatë kimik. Në këtë proces, sheqernat reagojnë me amoniak dhe sulfite nën temperaturë dhe presion shumë të lartë për të prodhuar 2-metilimidazol dhe 4-metilimidazol. Sipas një studimi të kryer nga shkencëtarët, këto kimikate janë përgjegjëse për nxitjen e kancerit të mushkërive, tiroideve dhe kancerit të mëlqisë

  1. Obeziteti edhe te femijet

Konsumi i një pijeje të gazuar në ditë mund të rrisë rrezikun e obezitetit tek fëmijët me 60%. Këto pije me sheqer janë gjithashtu të lidhura me shumë sëmundje të tjera shëndetësore, përveç trashjes.

  1. Prishin dhembet

Sipas një testimi laboratorik mbi sodat, pH e sodas është 2,5 që mund të dëmtojë smaltin e dhëmbëve. Aciditeti i këtyre sodave mund të krahasohet me acide të tjera të rënda. PH e një baterie makine është 1 dhe pH e ujit është 7. Pra, mund të supozoni se sa e shëndetshme është një cola.

  1. Ndryshon metabolizmin

Sipas një hulumtimi të kryer nga Dr Hans-Peter Kubis në Universitetin Bangor, Angli, pirja e pijeve me sheqer për katër javë ndryshoi metabolizmin e personave të testuar. Ndryshimi i metabolizmit e bëri të vështirë që ata të humbin peshë dhe djegin dhjamin.

  1. Pijet dietike – nje mashtrim i madh

Sodat dietike janë konsideruar për një kohë si “shpëtimtare” për grupin e individëve që nuk donin ushqime të pashëndetshme. Por, kjo është larg nga e vërteta. Këto pijet dietike janë bërë duke përdorur aspartame, e cila është një ëmbëlsues artificial. Këto ëmbëlsues prodhojnë disa kimikate brenda trupit tonë, të cilat mund të dobësojnë proteinat tona. Aspartame është e lidhur me shumë sëmundje si kanceri, depresioni, defektet e lindjes, obeziteti, Alzheimer, lupus, skleroza muultiple dhe çrregullimi i mungesës së vëmendjes. /MESAZHI/