Për protestën e sotme në fshatin Zogaj të Vushtrrisë paska reaguar Blerim Latifi, që veten e mban për profesor në UP, por që mrizon në studiot televizive duke u shitur vet dhe duke shitur dokrra si i mençur e i gjithdijshëm.
Që në krye të herës duhet thënë që protestat janë mjet i ligjshëm e demokratik, por kjo e sotmja, si edhe veprimi i para disa ditëve i aventurierëve të Lëvizjes për Rikthim, janë krejt të panevojshme dhe të dëmshme për popullin e vendin tonë.
Mirëpo, duhet thënë se në krijimin e kësaj situate e të kësaj atmosfere, që nuk i duhet e nuk i vyen askujt, më së shumti ka kohë që ka kontribuuar ky farë filozofi i UP-së, e që mbahet edhe si një prej mentorëve dhe telallëve të Lëvizjes së Deçanit.
Shitet properëndimor, shitet demokrat, shitet i gjithdijshëm, por vepron e sillet si një qyqar mesjetar i filozofisë së inkuizicionit. Shihni si i quan ky fitnexhi protestuesit “injorantë, e veprimet e tyre injorancë”. Këtij filozofi po i pengojnë edhe simbolet kombëtare, të cilat i paskan pasur me vete protestuesit, sepse në filozofinë e tij mesjetare, të këtij soji, në simbolet kombëtare kanë të drejtë vetëm soji i tyre.
Turp për një profesor universitar, që ofendon, përçanë dhe vë në lajthitje njerëz që i besojnë këtij dogmatiku mesjetar.
Jam i bindur që vëllezërve të besimit katolik nuk u vyen mësimi, filozofia e dogmatizmi i Blerim Latifit dhe sojit të tij. Ne si popull kemi vlerë harmoninë ndërfetare, jo demagogjinë e aventurierëve.
Ramadan Shkodra








