Pastronte para, arrestohet 42-vjeçarja në Britani me 2 miliardë paund në Bitcoin

Ajo paraqitej si një punonjëse e një biznesi ndërkombëtar stolish ndërsa biri i saj ndiqte një shkollë private.

Një 42-vjeçare nga Hendo e Londrës veriore u arrestua pasi u gjet me 2 miliardë bitcoin.

Jian Wen u arrestua për pastrim parash ndërsa ishte përpjekur ti konvertonte bitcoin-ët në shtëpi multi-milionë dollarëshe dhe stoli të shtrenjta.

Edhe pse ajo jetonte mbi një restorant Kinez në Leeds kur u përfshi në aktivitet kriminal, mënyra e re e jetesës bëri që ajo të merrte me qera një shtëpi për 17 mijë paund në muaj.

Ajo paraqitej si një punonjëse e një biznesi ndërkombëtar stolish ndërsa biri i saj ndiqte një shkollë private.

Ishte përpjekur disa herë të blinte shtëpi të kushtueshme në Londër por kishte dështuar të kalonte kontrollohet e pastrimit të parave ndërsa pretendonte se paratë i kishte fituar duke gërmuar bitcoin.

Më pas ajo udhëtoi jashtë vendit duke blerë stoli në Zvicër me vlerë mijëra dollarë dhe prona në Dubai në 2019-ën. Një tjetër i dyshuar mendohet të ketë qenë pas saj.

Vlera e bitcoin në momentin e sekuestrimit ishte 2 miliardë paund por që atëherë është rritur në 3.4 miliardë. /PCWorld Albanian