Për herë të parë, Kosova me dy përfaqësues në Lojërat Olimpike Dimërore

Albin Tahiri dhe Kiana Kryeziu do ta përfaqësojnë Kosovën në Lojërat e 24-ta Olimpike Dimërore Pekini 2022.

Të dy skitarët e skijimit alpin kanë përmbushur normat olimpike në ciklin kualifikues, i cili u mbyll të dielën.

Tahiri, 31-vjeçar, ka fituar katër norma olimpike në disiplinat e sllallomit, sllallomit të madh, kombinimit alpin dhe lëshimit.

Kryeziu, 17-vjeçare, është kualifikuar në disiplinën e sllallomit të madh.

Kiana është bërë sportistja e parë femër që do ta përfaqësojnë vendin tonë në një Olimpiadë dimërore.

Dy norma olimpike i kishte fituar edhe Arbi Pupovci, në disiplinat e sllallomit dhe sllallomit të madh, por rregullat e Federatës Ndërkombëtare të Skitarisë, parashohin që shtetet të cilat nuk kanë sportistë në mesin e 30 më të mirëve në këtë sport, kualifikohen me vetëm një sportist për gjini.

Ekipi Olimpik i Kosovës ka debutuar në Lojërat Olimpike Dimërore PyeongChang 2018, me sportistin e vetëm, Albin Tahiri, i cili kishte garuar në pesë disiplinat e skijimit alpin.

Kosova është në mesin e 90 shteteve pjesëmarrëse në Olimpiadën e Pekinit, e cila do të mbahet në Pekin të Kinës prej 4 deri më 20 shkurt 2021.