Përdorimi i lëngut të kumbullave ndihmon për kurimin e konstipacionit

Konstipacioni është një problem i zakonshëm që shumë bebe përjetojnë. Konstipacioni tek bebet mund të shfaqet për shkaqe të ndryshme duke filluar që nga ushqimi, dehidratimi, inaktiviteti por dhe nga shumë faktorë të tjerë të lidhur me shëndetin.

Simptomat që konstipacioni shkakton tek bebi janë:

Irritim ekstrem apo dhimbje përpara defekimit;

Humbje e oreksit;

Të vjella;

Urinim i shpeshtë.

Por ka disa mënyra për të kuruar konstipacionin dhe një ndër to është përdorimi i lëngut të kumbullave të thata. Ky lëng i përftuar nga kumbullat e thata mund të shërbejë si një laksativ që kuron konstipacionin. Gjithashtu ai është i sigurt të përdoret edhe tek bebet e vegjël dhe të kurojë me lehtësi konstipacionin tek ta. Kumbullat e thata përmbajnë një sasi të lartë sorbitoli i cili mund të kurojë konstipacionin në mënyrë natyrale dhe efektive.

Përveç efektit laksativ qe ka lëngu i kumbullave të thata, ai është mjaft i mirë për fëmijët tuaj, pasi është i pasur me vitamina hekuri, kaliumi dhe shumë vitamina të tjera jetësore. Gjithashtu kumbullat e thata janë të pasura me fibra të cilat janë shumë të nevojshme gjatë fazës së zhvillimit të bebit.