Përdoruesit mund ti kërkojnë Google heqjen e informacioneve sensitive nga kërkimi

Tashmë mund ti kërkoni Google që të heqë informacionet tuaja personale si adresa fizike, email dhe numra telefoni nga motori i kërkimit.

Gjiganti i teknologjisë ka filluar prej kohësh të pranojë kërkesa për heqjen e informacioneve personale në publik të cilat mund të përdoren për mashtrime financiare.

Tashmë kjo politike do të shtrihet edhe për informacionet e lartpërmendura së bashku me kredenciale dhe imazhe të dokumenteve ID që mund të përdoren për vjedhje identiteti.

Politika e re është ndryshe nga sistem i Google implementuar në Evropë kërkuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të së drejtës për tu harruar.

Ky ligj parashikon që përdoruesit mund ti kërkojnë Google heqjen e informacioneve të pavërteta ndërsa politika e re e Google mbulon vetëm informacionet sensitive. /PCWorld Albanian