Në një deklaratë të fuqishme diten e djeshme para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), përfaqësuesja e Malajzisë, Azalina Othman Said, akuzoi Izraelin se po ndjek një strategji për “zhvendosjen dhe zhdukjen përfundimtare” të popullit palestinez.
Ajo ngriti pyetje lidhur me detyrimet e një fuqie pushtuese dhe anëtare të Kombeve të Bashkuara që “vazhdon të shkelë ligjin ndërkombëtar dhe të çnjerëzishëm, duke shkatërruar sistemet që synojnë të mbrojnë jetën dhe dinjitetin në territoret palestineze të pushtuara”.
Othman Said theksoi se deklaratat e zyrtarëve të lartë izraelitë, përfshirë ministrin e mbrojtjes Israel Katz, tregojnë qartë qëllimin për të mohuar të drejtën e palestinezëve për vetëvendosje, duke i çuar drejt “eliminimit të tyre të plotë”.
Ajo kritikoi edhe kërcënimet e Izraelit ndaj popullsisë civile të Gazës, duke thënë se është e pamoralshme të kërkosh nga civilët të ndalojnë Hamasin, kur vetë Izraeli nuk ka qenë në gjendje ta arrijë këtë objektiv me gjithë fuqinë e tij ushtarake.








