Përfshihet nga zjarri një restaurant në Prevallë

Një restaurant në Prevallë para disa minutash është përfshirë nga një zjarr masiv.

Lexues të portalit Indeksonline kanë dërguar pamje nga vendi i ngjarjes ku shihet restauranti në flakë.

Sipas tyre, tanimë në teren kanë dal ekipet e zjarrfikësve dhe po punojnë në shuarjen e zjarrit.

Për fat të mirë, nuk raportohet për të lënduar, pasi të gjithë personat që ishin brenda, kanë arritur të dalin jashtë me kohë.

Akoma nuk dihet arsyeja që shkaktoi zjarrin masiv. /Indeksonline/